INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishi i Justin Bieber sapo u hakmorr në Instagram në mënyrën më të mirë të mundshme! [FOTO]

Ishi i Justin Bieber sapo u hakmorr në Instagram në mënyrën më të mirë të mundshme! [FOTO]

Publikuar më: 15:12 07-12-2016

E keni parasysh Sofia Richie-n, vajzën e legjendës Lionel që për ca kohë u shoqërua me një këngëtar pak të njohur, me emrin Justin Bieber?

Bukuroshja 18 vjeçare është gjithashtu një modele fashion, por përballë marrëdhënies me artistin kanadez, ky është një fakt më pak i njohur. Kur çifti u nda në shtator Instagrami i Sofia u pushtua nga beliebers që e sulmuan në çdo mënyrë të mundshme në komente, a thua se ajo nuk ishte e lidhur me Justin, por e dënoi me vdekje. Komenti më ikonik ishin gjarpërinjte të cilët mbushën faqet e saj të komenteve plot e përplot, pasi e keni parasysh se sa të fiksuar janë beliebersat.

gospohi.jpg

Por kjo nuk e demoralizoi Sofian, përkundrazi. Ajo sapo mori hakmarrjen më epike që mund të jetë realizuar ndonjëherë në Instagram. Ajo fillimisht u shkruajti 1.8 milionë fansave të saj në Instagram se “kur të emërtojnë si diçka gjatë mjaftueshëm, besoj se kjo diçka përfundon të bëhet pjesë e historisë tëndë”. Direkt pas saj, publikoi këtë set fotografik të mbushur plot e përplot me...gjarpërinj! Duartroktije për Sofia Richie, e cila la miliona njerëz me gisht në gojë em një lëvizje të vetme. Një fjalë, respekt!

sofiaa1.jpg

sofiaa2.jpg

sofiaa3.jpg

sofiaa4.jpg

sofiaa5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668