INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishin fshehur në kamion për të ikur nga Shqipëria, kapen në Portin e Durrësit

Ishin fshehur në kamion për të ikur nga Shqipëria, kapen në Portin e Durrësit

Publikuar më: 10:35 26-11-2018

Tre persona janë kapur nga policia kufitare në Durrës pasi po tentonin të kalonin Portin e Durrësit duke iu shmangur kontrollit të dokumentacionit.Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit dhe policia raporton se ka sekuestruar kamionin Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara janë kapur edhe dy shtetas me dokumente të falsifikuara.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme, si shtetasit A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë; M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë dhe B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë.

Ata janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili. Gjithashtu u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale kamioni dhe shuma monetare prej 1000 Euro dhe 4 aparatë telefoni celular.

Nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K. 22 vjeçe dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

22 vjecarit gjatë kontrollit të dokumentacionit iu gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa shtetasit 56-vjeçarit një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.0017831325531006