Dy punonjës policie në komisariatin e Rinasit janë arrestuar, pasi dyshohen se ndihmonin persona të ndryshëm për kalimin e kufirit në kundërshtim me ligjin.
Ministria e Brendshme bën me dije se dy policët e arrestuar janë Almir Doda, 42 vjeç dhe Edmond Llaçini, 32 vjeç nga Tirana.
Arrestimi i tyre u krye pas një hetimi disa mujor, pasi dy efektivët dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore. Ata akuzohen për veprat penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.