Ai është këngëtar i njohur prej vitesh por pak persona e kishin parë vajzën e tij ndërkohë thuajse askush nuk e njihte bashkëshorten e Sabianit.
Dhe është Keisi, vajza e tyre ajo që për herë të parë zbulon bashkëshorten e Sabianit dhe mamanë e saj. E ka bërë këtë teksa i ka uruar ditëlindjen të shtrenjtës së saj. " Besoj në dashruinë me shikim të parë sepse të kam dashur që kur kam hapur sytë. Mami, gëzuar ditëlindjen", shkruan ajo.
Kujtojmë që Keisi prej pak kohësh është bërë pjesë e grupit OTR ku mendon të vazhdojë karrierën muzikore ashtu si babai i saj. /intv.al/