Është folur aq shumë për romancën e tyre të cilën janë munduar ta mbajnë misterioze me çdo kusht,por as flirtet e tyre të hapura në skenë nuk arritën ta bënin faktike atë.
Megjithatë, aty ku ka ndjenjë vështirë të fshihet. Dhe kjo ndodhi mbrëmjen e kaluar mes Drake dhe Rihanna-s. Reperi amerikan e surprizoi Ririn me një gjest mjaft romantik. Një tabelë në të cilën shkruhej: “Urime për Rihanna-n nga Drake dhe nga të gjithë në OVO”.
Këngëtarja do të performojë në MTV dhe për këtë mori bekimin e të dashurit të saj, i cili këtë herë e tha me zë të lartë.