INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ISHP, alarm për përdorimin e antibiotikëve dhe për sëmundje banale [VIDEO]

Publikuar më: 09:31 08-06-2017

Instituti i Shëndetit Publik ngre alarmin se antibiotikët jo vetëm që vijojnë të jepen pa recetë, por dhe se po përdoren dhe për dhimbje banale fyti deri dhe koke.
Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga qytetarët i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre. Të dhënat janë publikuar pas një anketimi ku shifrat flasin se 71% e pacientëve i kanë marrë antibiotikët me recetë dhe 29% i kanë marrë pa recetë.
Më e çuditshmja është se 73% e tyre kanë trajtuar dhimbjet e thjeshta të fytit me antibiotikë po kështu dhe  69% e të anketuarve deklaruan se dhe për ftohjet e zakonshme apo gripin e kanë trajtuar me antibiotikë. Habi bëjnë dhe rreth 40% e qytetarëve që përdorin antibiotikë për dhembje kokë.
Anketimi nxjerr në pah se të rinjtë janë më të përgjegjshëm, pasi 78% e tyre i marrin antibiotikët me recetë dhe 60 për qind e moshave të treta i marrin me rekomandim nga mjeku.
Përqindja më e madhe që nuk i drejtohen mjekut për të marrë antibiotikë me recetë janë të paarsimuarit. Ndërsa vërehet se përdorimit të antibiotikëve në muajin e fundit ishte dukshëm më i lartë në zonat rurale krahasuar me zonat urbane.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992