INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISHP konfirmon 16 raste me fruth. Fëmijët po mbahen të izoluar në pavion

ISHP konfirmon 16 raste me fruth. Fëmijët po mbahen të izoluar në pavion

Publikuar më: 18:52 17-01-2018

16 fëmijë janë prekur nga sëmundja infektive e fruthit në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon lajmin pas bërjes së analizave. Fëmijë janë të moshës 1 vjeç apo më të vegjël dhe po mbahen të izoluar në një pavijon të veçantë në QSUT. Sipas specialistëve gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Të gjitha rastet kanë të bëjnë me fëmijë të pa vaksinuar. Vatra e infektimit ka qenë Urgjenca e Pediatrisë në spitalin “Nënë Tereza”, ku një fëmijë ka infektuar fillimisht vëllain e tij dhe më pas të vegjël të tjerë. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u bë apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët. Vetëm në Tiranë janë 1200 fëmijë të cilët nuk e kanë kryer vaksinën e moshës 1-vjeçare, e cila refuzohet nga prindërit si shkaktare e autizmit. Për të evituar përhapjen e mëtejshme të fruthit, Bino u bën apel prindërve dhe mjekëve, që të mos neglizhojnë më vaksinimin, ndërsa kërkon që çerdhet, kopshtet dhe shkollat të mos pranojnë asnjë fëmijë pa kartelën e vaksinimit. Rasti i pari i fruthit dyshohet se është importuar nga Kosova, por sipas specialistëve të ISHP, edhe pse nuk bëhet fjalë për epidemi, Shqipëria është e rrethuar nga rreziku i fruthit, pasi virusi është duke qarkulluar në vendet e Ballkanit, por edhe në shtete të tjera si Greqia dhe Italia.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725