INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte dënuar për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet në kufi 33-vjeçarja nga Tirana

Ishte dënuar për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet në kufi 33-vjeçarja nga Tirana

Publikuar më: 18:20 25-11-2017

Një grua 33-vjeçare me banim në Tiranë, Fatjona Ukaj, nuk është lejuar të ikë nga Shqipëri, pasi policia e ka ndaluar në doganën e Qafë-Thanës. Fatjona Ukaj ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr 1964 datë 14.06.2015, e kishte dënuar këtë shtetase me 1 muaj burg për veprën penale: "Vjedhja e energjisë elektrike".

NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim :
Fatjona Ukaj, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr 1964 datë 14.06.2015, e ka dënuar këtë shtetase me 1 muaj burg për veprën penale: “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137/1.

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996