Graciano Tagani ka provuar të gjitha programet e kërcimit në vend, si ‘Dance with me’ ashtu edhe ‘Dancing with the stars’. I ftuar në ‘Një kat më lart’ nga Ermal Peçi ai tregoi se vajtja e tij në Vizion Plus ishte krejt normale dhe se ruan raporte shumë të mira me trupën e Tv Klan.
Ermali e pyet se cila nga femrat e njohura të ekranit me të cilat ai ka punuar e ka lodhur më shumë, teksa ai nuk mendohet gjatë.
‘Bora Zemani ishte shumë femër e kapshme. I kapte lëvizjet. Ishte shumë qulle, i thoja e kuptove? Po, më thoshtë, gati. Kur nismin asgjë (qesh) Pastaj më thoshte që do ta bëj në skenë… dhe në skenë ishte po njësoj’.
Në cilin program është paguar më shumë? Ç’mendon për personazhet qe i bashkohen programeve pa asnjë pagese? Zbuloni përgjigjen pas minutës së 13-të videos së mëposhtme.