INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte gati të betohej për deputet, kandidati demokrat shpjegon para Ruçit përse e refuzon [EMRI]

Ishte gati të betohej për deputet, kandidati demokrat shpjegon para Ruçit përse e refuzon [EMRI]

Publikuar më: 09:08 08-05-2019

Indrit Hoxha kandidatit nga listat e PD-së nuk pranoi që të merrte mandatin e deputetit duke e refuzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Në momentin që kryetari i Kuvendit thirri emrin e tij që të betohej, ai u shpreh nga foltorja se e refuzon.

"Unë Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike të Shqiperisë ndërmarr sot këtë akt politik në emër të babait tim të ndjerë Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal. E ndërmarr këtë akt politik në shenje revolte dhe neverije kundër krimit të rilindur të ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt të vlerave të familjes time dhe sidomos ato që im atë me la trashegimi.Refuzoj të bëhem pjesë e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes së tribunit te demokracisë Azem Hajdari.

Ky nuk është parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është shume i afërt.Une refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajduteve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu”u shpreh ai në seancën e sotme plenare.

Ndër te tjera 3 kandidatë të tjerë nga lista e PD  pranuan mandatin e deputetit. Ata janë Kujtim Gjuzi, Koçi Tahiri dhe Klajdi Qama.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877