Debati i ashpër që nisi para disa ditësh mes Antonelës dhe Arjolës brenda shtëpisë së ‘BBVip’ u zhvillua edhe gjatë mbrëmjes live të reality show-t.
Antonela ‘ka plasur bombën’ duke thënë se ‘molla e sherrit’ për to është dikush jashtë dhe ai është Atdheu, ish-konkurrent i ‘Për’Puthen’!
Tashmë ka ardhur edhe reagimi i Atdheut i cili me anë të postimeve në Instagram ka shkruar se do të mbështesë gjithmonë Ariolën.
“Jo 6 vite por do kalojnë edhe 60 vite tjera do kesh rrespektin tim mbështetjen dhe çdo gjë tjetër ca do që të jetë”- shkruan Atdheu.