INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte një nga ministrat më besnikë të qeverisë Rama, por ja si u njohën Saimir Tahiri dhe kryeministri [FOTO]

Ishte një nga ministrat më besnikë të qeverisë Rama, por ja si u njohën Saimir Tahiri dhe kryeministri [FOTO]

Publikuar më: 20:38 27-10-2017

Njihet për pyetjet e tij pikante, por Arian Çani në emisionin e tij mbrëmjen e sotme është në roilin e Prokurorit dhe pyetjeve të tij do t’i përgjigjet kryeministri Edi Rama, për të dëshmuar në lidhje me akuzat ndaj Tahirit dhe jo vetëm. Herën e fundit që ishte në “Zonë e Lirë”, Çani i dhuroi një timon, ndërkohë që mbrëmjen e sotme i dhuroi për siguri një “Airbag”.

dhuroi.jpg

Nuk mund të mos i kushtohej vëmendje edhe atleteve të kryeministrit, të cilat këtë herë ishin "All Star" të errëta.

Kryeministri Edi Rama, ka treguar ditën e parë të njohjes me Saimir Tahirin. Rama tha se njohja e parë me Saimirin ka filluar pas një e-maili të dërguar në adresë të kryeministrit, ku dhe më pas u takuan personalisht.

Ku e keni takuar për herë të parë Tahirin?
Në fushatën e 2003. Ka qenë një prej të rinjve.

Si u njohët?
Kur u zgjodha kryetar i partisë më dërgoi një email ku paraqiste disa ide të tij për ringritjen e PS. Erdhi me mua dhe nisi punën në PS.

Ndikon Ruçi meqë janë të dy tepelenas?
Ruçi është jo krahinarist.

Cfarë ju kërkoi Tahiri në takimin e parë?
Të bënte një rrjet vullnetarësh në PS.

Emri i Tahirit u përfol pas arrestimit të babait të tij në 2013. U takuat në 2013?
Nuk mbaj mend takim konkret, por në asnjë takim nuk ka kërkuar asgjë përveçse besimit për punën. Nuk më ka kërkuar asgjë.

Kur e bëtë ministër të Brendshëm e peshuat skandalin e babait të tij?
Populli thotë ‘çdo berr varet nga këmbët e veta’. Unë them çdo burrë varet nga vendimet e veta. Djali nuk mban përgjegjësi për babain dhe babai nuk mban përgjegjësi për djalin burrë. Edhe sikur të ishte dënuar i ati, unë nuk do ndryshoja qëndrim.

I kërkuat shpjegime Tahirit pasi i vunë tritol?
I shpreha gjithë keqardhjen dhe solidaritetin dhe për atë deklaratë të Berishës kur tha ‘bombën e vuri vet’.

Hetuat mbi Tahirin në atë kohë?
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër arresti për veprime terroriste për 6 shtetas. 2 prej tyre u arratisën. Falë gjykatës doli që nuk provohen aktet terroriste.

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703