Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd ku një 55-vjeçar i zhdukur prej 20 ditësh është gjetur i mbytur në liqen. Policia ka identifikuar viktimën. “Në liqenin e fshatit Fushë- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur. Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Lala 55 vjeç, larguar nga banesa në fshatin Letëm para 20 ditësh”, njofton policia.
Nga këqyrja paraprake që i është bërë vktimës, sipas policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune. Viktima është I.Lala nga fshati Letëm Njësia Administrative Lunik e Librazhdit.