INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ISHTI, gjoba në masë restoranteve[VIDEO]

Publikuar më: 15:13 17-08-2017

Pas ngjarjes tragjike të disa javëve më parë në një resort në Velipojë ku humbi jetën dhe pronari për shkak të shpërthimit të gazit nga një bombul që mbahej jashtë kushteve teknike, Inspektorati Shtetëror Teknik ka shtuar kontrollet. E të paktën 50 subjekte që ushtojnë aktivitet me objekt hotelerinë apo restorante kryesisht në zonat bregdetare janë gjobitur muajin e fundit.
Të dhënat e publikuara nga ky Inspektorat tregojnë se gjobat e vendosura variojnë nga 500 mijë në 1 milionë lekë. Arsyeja e vendosjes së këtyre gjobave lidhet në një pjesë të vogël me mungesë dokumentacioni, por pjesa më e madhe lidhet me mospatje leje për rezervuarët e gazit të lëngshëm.
Pothuajse shumica e subjekteve kanë zgjedhur si variant përdorimin e gazit sidomos në kuzhina, ç’ka u rezulton me një kosto më të ulët sesa përdorimi i energjisë elektrike, por për të instaluar këtë sistem duhet të merret miratim paraprak.
Totali i gjobave të vendosura kap vlerën 10.7 milionë lekë dhe është numri më i lartë i gjobave i vendosur përgjatë gjithë muajve të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393