INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishujt e Egjeut mund të sjellin luftë mes Greqisë dhe Turqisë?[FOTO]

Ishujt e Egjeut mund të sjellin luftë mes Greqisë dhe Turqisë?[FOTO]

Publikuar më: 15:41 17-08-2017

Pas deklaratave të djeshme të Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu gjatë një interpelance në parlament, që deklaroi se zona e disa ishujve të Egjeut ka status të kontestueshëm dhe se mes Turqisë e Greqisë nuk ka një marrëveshje për ndarjen e kufijve detarë, ka reaguar ashpër vetë presidenti grek Prokopis Pavlopulos.
Ai ka shfrytëzuar përvjetorin historik të çlirimit të qytetit të Almyros nga turqit më 17 gusht 1881,  për të lëshuar disa “deklarata lufte” ndaj Turqisë.
"Kufijtë e Greqisë, të cilat janë edhe kufijtë e Bashkimit Evropian, me të gjitha pasojat që rezultojnë përfshi shelfin kontinental, detin  territorial dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike janë të parcaktuara qartë”, tha ai në fillim të fjalës.
Më tej Pavlopulos deklaroi në emër të shtetit Helen, se Athina nuk do të dorëzohen para asnjë shantazhi  dhe Greqia është e përgatitur për të mbrojtur kufijtë dhe sovranitetin e vendit nga armiqtë.

athine_gazeta.png

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605