INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishujt e Karaibeve në Rrezik, “Irma” rrezikon dhe Amerikën...

Ishujt e Karaibeve në Rrezik, “Irma” rrezikon dhe Amerikën...

Publikuar më: 09:57 05-09-2017

“Irma” ka filluar të fuqizohet aq shumë sa po bëhet një rrezik shumë i madh si për ishujt e Karaibeve ashtu dhe për Amerikën.

Uragani gjatë këtyre ditëve është bërë shumë i fuqishëm dhe pritet që me kalim e orëve të bëhet shumë i rrezikshëm. Erërat në këtë uragan arrijnë shpejtësi të paparashikuara që shkojnë deri në 220 km në orë , nga burimet meteorologjike të Amerikës vijë lajme të këqija pasi pritet që në 48 orët në vazhdim “irma” të bëhet i papërmbajtshëm.

Lajmërimi që ka bërë Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se uragani është parashikuar të godasë më vonë gjatë ditës ishujt Liuord, duke kërcënuar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Ndërkohë, shteti amerikan i Floridas ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Article Logic
Execution time: 0.0025310516357422