Pushimet në Skiathos, në ishullin grek mund të jenë një aventurë e vërtetë dhe e veçantë.
Ju mund të ndjeni më pranë se kurrë momentin kur avionët janë gati të ulen, e madje t’i ndjeni sipër kokës.
Video që po shihni është bërë pranë aeroportit grek në ishullin e Skiathos, ku avionët ulen shumë pranë me njerëzit që bëjnë plazh.
Në të shkuarën disa njerëz janë plagosur si pasojë e forcës së ajrit të shkaktuar nga lëvizja e avionëve. Në vitin 2017 një grua vdiq.