INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishulli i pashkelur me banorë prehistorikë! Besohet se kush niset ta vizitojë vdes…[FOTO]

Ishulli i pashkelur me banorë prehistorikë! Besohet se kush niset ta vizitojë vdes…[FOTO]

Publikuar më: 10:56 23-11-2018

Është një ishull në botë ku as më guximtarët nuk ka arritur të futen. Ai është ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, që ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.

Banorët e këtij vendi godasin me shigjeta këdo që shkel në atë vend. Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.
Por dhe pse kaq i izoluar, ishulli i ka fqinjët më të afërt rreth 50 kilometra larg. Duke qenë mosbesues ndaj të huajve, ata qëllojnë çdo anije që afrohet. Qeveria indiane e njeh ishullin si një njësi të pavarur, dhe bën të pamundurën që ata të vazhdojnë të jetojnë të pashqetësuar.
Banorët e ishullit jetojnë duke gjuajtur kafshë të egra në pyllin shumë të dendur që mbulon ishullin. Ata ushqehen si prehistorikët me bimë. Ishulli përmendet në shkrimet e Marko Polos.

ish.jpg

isss.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059