INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishulli italian që ju rimburson ditët me shi

Ishulli italian që ju rimburson ditët me shi

Publikuar më: 13:14 25-05-2019

Qyteti Portoferraio në ishullin italian të Elbas, si pasojë e shumë ditëve me shi, ka vendosur që turistët që mbesin po pushime, të marrin para. Autoritetet lokale të qytetit kanë ndërmarrë një fushatë të quajtur “Elba No Rain” (“Elba pa shi”) për të rimbursuar turistët dhe operatorët turstikë për ditët me shi. 

Nëse bie shi për dy orë pa pushim gjatë një dite atëherë kostoja e akomodimit në hotel e asaj dite do t’u rimburohet turistëve.
Turistëve do t’u rimbursohet e gjithë vlera që ata kanë shpenzuar për akomodimim nëse gjatë ditëve që ata kanë zgjedhur për të pushuar në këtë ishull bie shi çdo ditë për dy orë pa pushim.
Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për të gjithë pushuesit vetëm për muajin maj dhe më pas do të aplikohet sërish që nga 15 shtatori e deri më 31 tetor.
Elba është ishulli i tretë më i madh i Italisë, pas Sicilisë dhe Sardenjës.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705