Grupi “Wilayat Sayna”, që vepron brenda territorit të pushtuar nga ISIS-i dhe përkrah këtë organizatë, kanë publikuar një video, ku shprehën se do ta pushtojnë Izraelin dhe pas kësaj do të mbërrijnë në Romë.
“Ky është vetëm fillimi, takimet tona (të grupit) do të mbahen në Romë dhe në Jerusalem”, thotë një person i paidentifikuar në një video të shpërndarë nga agjencia e lajmeve ANSA.
Personi në fjalë është shprehur se “hebrenjve do t’iu vijë dita e gjykimit”.