Një adoleshenti i është prerë koka nga ISIS thjesht sepse dëgjonte muzikë perëndimore.
15 vjeçari Ayham Hussein, është ekzekutuar me prerje koke para qytetarëve në Mosul. Viktima fillimisht është rrahur me kamxhik, që është formë ndëshkuese sipas ligjit të sheriatit dhe më pas është dënuar me ekzekutim.
Një zëdhënës për qendrën mediatike Nineveh ka thënë për ARA News se: “Ayham Hussein u kap nga xhihadistët duke dëgjuar muzikë pop në një dyqan ushqimor me babanë e tij në tregun Nabi Younis, Mosul”.
Trupi i tij thuhet se i është dorëzuar familjes së tij të martën.