Si shkak i rrëzimit të helikopterit, dy pilotë rusë humbën jetën në Palmiras në Siri. Helikopteri u rrëzua nga shteti islamik.
Mediat ruse bëjnë me dije se helikopteri u rrëzua, pasi u godit me breshëri automatikësh. Për pasojë, humbën jetën pilotët Evgeny Dolgin dhe Ryafagat Khabibulin.
“Helikopteri u rrëzua nga terroristët nga toka dhe u rrëzua në një zonë të kontrolluar nga qeveria siriane.
Ekuipazhi nuk ka mbijetuar”, tha ministria e Mbrojtjes e Rusisë, duke shtuar se të dy pilotët pas vdekjes do të marrin çmime shtetërore për veprimet e tyre.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi, duke cituar një burim në ushtrinë ruse, se helikopteri u rrëzua me ndihmën e një sistemi tërheqje antitank të raketave amerikane. Vrasja e dy pilotëve e çon në 10 numrin e viktimave nga radhët e ushtarëve rusë.