INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS kërcënon se do shkatërrojë piramidat e Egjiptit

ISIS kërcënon se do shkatërrojë piramidat e Egjiptit

Publikuar më: 08:26 09-06-2016

Shteti Islamik (ISIS), nëpërmjet videos së tij të fundit, kërcënoi se do të shkatërronte edhe piramidat e Egjiptit. Në video tregohet shpërthimi i tempullit babilonas të Nabusë, në Irak, që është mbi 2500-vjeçar.

Pamjet u qarkulluan nga webi Vocativ.

Pamjet në fund të videos tregojnë piramidën e Gizas, pranë kryeqytetit egjiptian, ndërkohë që një xhihadist zotohet të shkatërrojë “vepra të lashta, të ndërtuara nga të pafetë”.

I dedikuar perëndisë së Urtësisë në Babiloni, tempulli i Nabusë ndodhet afër qytetit të lashtë të Nimrudit, në rrafshinën e Ninevehut, rreth 30 kilometra në jug të Mosulit.

Vitin e kaluar anëtarë të ISIS’it filluan shkatërrimin e tempullit duke përdorur buldozera.

Gjatë dy viteve të fundit, në territorin ku ushtron kontroll, ISIS-i ka shkatërruar monumente të lashta në Irak dhe Siri, përfshirë këtu Palmiran, duke arsyetuar se veprat janë të periudhës para Islamit dhe se shërbejnë si kulte adhurimi.

Jane raportuar disa raste, ku anëtarë të ISIS’it kanë bërë kontrabandë me vepra arkeologjike dhe i kanë shitur ato në tregun e zi ndërkombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713