Organizata terroriste e shtetit islamik ISIS ka kërcënuar se do të pushtojë Parisin, në të ardhmen e afërt. Terroristët kanë publikuar një video të re, ku shfaqen pamje që tregojnë një sulm mbi Kullën Eiffel. Qyteti francez është përshkruar si 'kryeqyteti i degjenerimit' nga xhihadistët, të cilët paralajmërojnë një rrethim të tij nga militantët dhe një bastisje të papritur që do të nisë nga 'tunelet e tokës'. Terroristët shfaqen duke formuar një celulë, në një fshat jashtë Parisit, ku njësia e këmbësorisë e kalifatit u bën pritë armiqve të tyre ". Filmi, i lëshuar nga grupi pro-ISIS, Al-Abd al-Faqir Media, tregon më pas atë që përshkruhet si një 'automjet ushtarak francez' që përfaqëson 'Ushtrinë e Satanit' dhe ekstremistët që organizojnë një pritë duke shkatërruar mjetin dhe duke vrarë personat. “Pasi ushtarët e kalifatit përfunduan rrethimin në qytetin e Parisit, All-llahu i udhëzoi ushtarët e tij për të sulmuar qytetin nga tunelet e terrenit dhe për të habitur armikun me një sulm të drejtpërdrejtë të dyfishtë”-shkruan media që ka publikuar materialin.