Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Shtetit Islamik në gjuhën shqipe “Hilafeti”, bëhet thirrje për t’iu bashkuar luftës së ISIS kundër tërë botës.
Në këtë njoftim, përpos fjalëve me urrejtje ndaj botës, në fotografi, nuk mungon as kulla “Eifel” e Parisit, por edhe ndërtesat gjigante të New Yorkut.
Përmes këtij shkrimi, grupi terrorist shkruan se duhet ndërmarrë operacione kundër civilëve, siç thonë ata, dhe se vetëm kështu do të mund t’iu shkaktojmë dhimbje atyre, shkruan në faqen zyrtare të ISIS.
“Avionët e tyre luftarakë nuk dallojnë mes të armatosurit ose të paarmatosurit, as mes një gruaje dhe një burri. Dhe dijeni, se operacionet kundër të ashtuquajturve “Civilë”, janë më të dashura dhe më të dobishme për ne, pasi iu shkaktojnë atyre më shumë dhe i trembin më tepër”, shkruan “Hilafeti.wordpress.com” – faqja zyrtare e ISIS’it në gjuhën shqipe.
Megjithatë, ky nuk është shkrimi i vetëm në gjuhën shqipe nga militantët e ISIS që publikohet në këtë faqe. Ditë me parë, ISIS kishte publikuar edhe një shkrim në të cilin thuhej se Shteti Islamik i shpall si pa besimtarë të gjitha grupet e xhihadit që nuk luftojnë krahë grupit militant ISIS.