INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS masakron 300 persona dhe merr peng 400 të tjerë në Siri

ISIS masakron 300 persona dhe merr peng 400 të tjerë në Siri

Publikuar më: 13:32 18-01-2016

Militantët e Shtetit Islamik në Siri kanë vrarë 300 persona dhe kanë marrë peng afro 400 të tjerë. Masakra më e fundit e ekstremistëve të kësaj organizate terroriste është regjistruar në qytetin Deir al Zour, ku qytetarë të pafajshëm u ekzekutuan me armë zjarri ose me prerje kokash. Mësohet se shumica e viktimave janë të moshuar gra dhe fëmijë, kryesisht familjarë dhe të afërm të ushtarëve të qeverisë. Vëzhguesit sirianë për të Drejtat e Njeriut kanë komunikuar se Shteti Islamik ka arritur që të vendosë nën kontrollin e tij më shumë se gjysmën e qytetit.

Kjo është edhe një prej masakrave më të përgjakshme të regjistruara në Siri që prej nisjes së konfliktit. Mediat vendase kanë raportuar se forcat e armatosura kanë tentuar që të luftojnë me militantët e ISIS, por përpjekjet e tyre kanë qënë të papërfillshme. Qyteti i Deir el-Zour ka qënë një prej zonave më të prekura nga lufta. Shumica e popullsisë në këtë rajon vuan nga uria dhe mungesa e medikamenteve. Pak ditë më parë, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Rusia nisën një sasi të konsiderueshme ushqimi dhe barnash, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0043110847473145