INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS merr përgjegjësinë për sulmet me 43 të vdekur në Egjipt

ISIS merr përgjegjësinë për sulmet me 43 të vdekur në Egjipt

Publikuar më: 08:28 10-04-2017

ISIS-i mori përgjegjësinë e sulmeve me bomba në dy kisha kopte që tronditën Egjiptin të Dielën e Palmave. Shënjestra e tyre ishte njëra prej ditëve më të rëndësishme të kalendarit të krishterë të këtij minoriteti mjaft të cënueshëm fetar.

Bilanci i vdekjeve shënonte 47 mëngjesin e së hënës. Të paktën 27 vetë u vranë brenda një kishe në qytetin verior të Tantas dhe 16 të tjerë humbën jetën përpara një kishe në Aleksandri.

Nuk dihet ende me saktësi se ku vdiqën katër të tjerët.

Në një deklaratë të shpërndarë prej mbështetësve të tij, grupi ekstremist i identifikoi kamikazët si shtetas egjiptianë. Autoritetet vendase nuk e kanë konfirmuar deri tani kombësinë e agresorëve. Në të njëjtën komunikatë, Shteti Islamik paralajmëron për sulme të mëtejshme.

Të krishterët përbëjnë rreth 10% të popullsisë egjiptiane dhe janë shpesh objekt sulmesh nga grupe ekstremiste myslimane.

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502