INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS po mban peng, fëmijët shqiptarë në Siri

ISIS po mban peng, fëmijët shqiptarë në Siri

Publikuar më: 09:49 04-01-2017

Duke kërkuar për një atdhe të ri ku sundon ligji Sharia, një numër xhihadistësh shqiptarëve morën gratë dhe fëmijët e tyre dhe u nisën drejt Sirisë për të luftuar për al-Kaedës dhe ISIS-in.

Dokumentet e siguruara nga BIRN konfirmojnë se 13 gra dhe 31 fëmijë, duke përfshirë edhe 23 të mitur, u zhvendosën në Siri, disa nga të cilët, janë tashmë jetimë sepse prindërit e tyre janë zhdukur dhe po mbahen peng nga xhihadistet, qe i kanë ndaluar te kthehen në shtëpi.

Dosjet shpjegojnë se gratë dhe fëmijët e xhihadistëve jetojnë në kampe, ndërsa burrat të luftojnë në vijën e frontit.

Familjet u nisën për në Siri në vitin 2012 dhe 2014, sipas dosjeve hetimore nga Prokuroria e Shqipërisë për Krime të Rënda, të hetuara nga BIRN.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043