INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS prodhon kanabis në Shqipëri, qëllimi: financimi i terrorizmin

ISIS prodhon kanabis në Shqipëri, qëllimi: financimi i terrorizmin

Publikuar më: 17:02 17-01-2016

ISIS po prodhon kanabis në Shqipëri për të financuar terrorizmin. Kështu shkruan gazeta britanike “Daily Mirror”, e cila u referohet disa burimeve të shërbimeve sekrete. Në shkrimin e të përditshmes britanike thuhet se xhihadistët po e mbushin Britaninë e Madhe me kanabis nga Shqipëria dhe ISIS po siguron para për fushatën e tij të terrorit nëpërmjet ngritjes së “fermave” të kultivimit të kanabistit në Shqipëri dhe tregtimit të drogës në Britani.

“Kalifati ka marrë kontrollin e rrjetit të 4 miliardë dollarëve të marijuanës nga mafia në zonat rurale në malet e Sqipërisë, duke e patur si pikëmbështetje për në Europë”.

ISIS – thotë Daily Mirror – u zhvendos në këtë tregëti fitimprurëse, pasi shërbimet inteligjente luftuan lidhjet e tij me “shtabin e mafias shqiptare” në Lazarat.

Sipas gazetës, operacioni i vitit 2014 u hapi rrugën ekstremistëve për ta marrë në dorë ata kultivimin e kanabisit. “Tashmë ata rekrutojnë në zonë, shpesh nga vetë radhët e mafias”. Një ish –oficer i inteligjencës, Dr Vladimir Pivovarov, thotë: “Është tashmë i njohur fakti se Shqipëria dhe vende të tjera në rajon kanë qytetarë të tyre që i janë bashkuar ISIS. Shërbimet sekrete perëndimore i kanë identifikuar vendet e Ballkanit si më aktivët në gjetjen e rekrutëve për xhihadin. Rekrutët më të mirë janë nga mafia. Ata janë të “shkolluar” me dhunën dhe paratë e pista që ata po shtojnë në arkat e xhihadistëve.

Emigrantët shqiptarë janë ata që e drejtojnë trafikun e drogës në Britaninë e Madhe.

Eksperti i sigurisë, Dr Marjan Nikolovski, paralajmëron” “Britania e Madhe është tregu më i madh i kanabisit shqiptar. ISIS është i përfshirë në prodhimin dhe tregtimin. Kështu që çdokush që blen drogë në Britani, po financon terroristët.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605