INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS shënjestroi Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, Shqipëria kundërpërgjigjet me “luftë”

ISIS shënjestroi Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, Shqipëria kundërpërgjigjet me “luftë”

Publikuar më: 19:45 01-03-2017

Shqipëria do të dërgojë trupa për të luftuar kundër Shtetit Islamik pasi i ishte shënjestruar për sulme terroriste ekipit i saj i futbollit në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

“ISIS e vuri në shënjestër gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës; vendi evropian reagon më egërsi ndaj bombave dhe komplotit me dron,” është titulli i të përditshme britanik “Daily Star” në një artikull kushtuar vendimit që mori qeveria shqiptare për të dërguar trupa në Irak.

Sipas artikullit të mëposhtëm të publikuar nga “Daily Star” , kombëtarja ishte arsyeja e këtij vendimi, bën me dije citynews.al.

Shkrimi i plotë:

“Shteti Ballkanik do të dërgojë ushtarë në Irak pasi u zbulua se luftëtarë të ISIS kishin planifikuar sulme terroriste në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Forcat e Armatosura Shqiptare do të luftojnë krah koalicionit global kundër ISIS, pas komplotit që u zbulua në muajin nëntor. Organizata terroriste kishte planifikuar tre sulme terroriste ndaj ekipit izraelit në ndeshjen kundër Shqipërisë, me eksploziv, armë dhe dron.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, citohet nga “Daily Star”, mbi këto ngjarje: “Ne do të dërgojmë shumë shpejt në parlament një draft për t’i hapur rrugë prezencës së ushtarëve shqiptarë në koalicionin qeverisës kundër ISIS.”

Luftëtarët e ISIS më herët janë rekrutuar në Shqipëri dhe mendohet se kishin planifikuar sulme terroriste nga Siria. Trupat shqiptarë do të dërgohen në Irak si përgjigje e qeverisë së SHBA-së, megjithëse ky nuk do të jetë mision i NATO-s. Shqipëria ka qenë një mbështetëse e madhe e politikave të SHBA-së në Irak dhe ka luftuar shpesh krah saj në këtë vend.

Zonja Kodheli i tha komisionit parlamentar shqiptar, se “Ky nuk është një mision i NATO-s ndaj duhet një ligj i veçantë.”

“Ne flasim për një mision vullnetar. Shqipëria ka ndihmuar deri tanë me mënyra të ndryshme, por jo me një prezencë ushtarake.

Shqipëria është anëtare e NAT0-s që prej vitit 2009 dhe ka marrë pjesë në misione  paqësore të përbashkëta në Afganistan, Kosovë, Bosnia dhe Herzegovinë, Mali si dhe në Detin Egje.

Por Shqipëria është e njohur edhe si një vend ku rekrutohen luftëtarë të ISIS. Në nëntor 2016 pati një përpjekje për sulme terroriste nga IS kundër Izraelit në Elbasan, në përballjen kualifikuese të Kupës së Botës me Shqipërinë. Sulmi u parandalua nga policia dhe u zbuluan bomba, eksplozivë, armë dhe pajisje elektronike. Autoritetet thanë ishin planifikuar një numër sulmesh nga ekstremistë në Shqipëri dhe Kosovë. Dyshimet e marra patën në fokus Lavdrim Muhaxheri, një i vetë-deklaruar “si komandant i Shqipërisë në Siri dhe Irak.” Stadiumi ku u zhvillua ndeshja në Elbasan është ruajtur nga më shumë se 2,000 policisë dhe Izraeli fitoi 3-0. Policia arrestoi 19 persona në Kosovë më 4 Nëntor dhe 6 të tjerë i ndaloi në Shqipëri dhe Maqedoni si pjesë e këtij komploti. 

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605