INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS shënjestron Rusinë, thirrje për sulme terroriste

ISIS shënjestron Rusinë, thirrje për sulme terroriste

Publikuar më: 08:18 01-08-2016

Në një video 9 minuta e postuar në YouTube, grupi ekstremist, Shteti Islamik (ISIS), bënë thirrje që militantët të ndërmarrin sulme në Rusi.

Në video shihet një person i maskuar duke e drejtuar një veturë në shkretëtirë, i cili duke e tundur gishtin thotë: “dëgjo Putin, ne do të vijmë në Rusi dhe do të ju vrasim juve në shtëpitë e juaja”.

Ky postim u bë në periudhën kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë për shtimin e bashkëpunimit ushtarak dhe të inteligjencës kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës.

Kjo video është transmetuar pas një seri sulmesh vdekjeprurëse në kontinentin e vjetër dhe për të gjitha sulmet në Evropë, përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, ISIS.

Article Logic
Execution time: 0.0036637783050537