ISIS është përpjekur të përfitojë nga vrasja e ambasadorit rus në Turqi duke ndarë një listë ambasadash në rrjetet sociale për të frymëzuar sërish sulme.
Xhihadistët publikuan një dokument PDF të adresave të konsulltave ruse përgjatë botës pas sulmit të së hënës në Ankara, duke u tentuar kështu të përhapin më shumë këtë lëvizje dhe të frymëzojnë ndonjë sulm tjetër. Spikat fakti se në listën e ambasadave rusë në shtete të ndryshme që ISIS ka shpërndarë figuron edhe ajo në Tiranë. Bëhet gjithashtu me dije se atentatori Mevlut Mert Altintas shfaqet në disa foto si mbështetës i presidentit turk Erdogan. Vrasësi 22 vjeçar shfaqet në foto në një event të AKP për Erdogan, ndërsa edhe motra e tij pozon me një bluze që mbështet presidentin aktual. Mediat pro-qeverisë ishin përpjekur t’ia faturonin këtë ngjarje lëvizjes Gulen, por imazhet e fundit vënë në dyshim gjithçka.