Dagestani i Rusisë sulmohet sërish me bombë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku media shkruajnë se 3 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur nga sulmi me bombë. Sulmi është marrë përsipër nga ISIS dhe njoftimi është bërë nëpërmjet Twitter-it.
Ndërkaq mes personave të plagosur janë 6 policë dhe 6 civilë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se bomba u hodh nga një makinë, e cila kishte kaluar përmes një postblloku policor ku më pas ka shpërthyer. Raportohet se sulmin e ka kryer një kamikaz, i cili në ato momente po ngiste veturën.