Depiteti i PD-së, Kastriot Islami nxjerr zbuluar, sipas tij, pasurinë marramendëse të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, Rama ka 200 milionë euro në llogari off shore.
‘’Flet per "vija te kuqe" eksperti i "vijave te bardha", pra personi qe ka frike nga TESTI I DROGES...Flet per "uje te paster", ideatori i futjes ne kuvend te deputeteve me rekorde kriminale....Flet per "filter", zoteruesi i nje "pasurie prej 200 milion euro ne llogari off shore..." dhe pagatori qe per nje foto dhunoi ligjin amerikan per sponsorizimet e fushates presidenciale ne SHBA...
Sfida e drejtesise se reformuar do te jene pikerisht keto tre ceshtje: 1) hetimi i perdorimit te drogave nga drejtuesit e larte te shtetit, 2) pasuria 200 milion euro ne llogari off shore dhe 3) ne bashkepunim me FBI ceshtja e dhunimit te ligjit federal amerikan...Prandaj ka frike Rama dhe provokon si frikacaku qe bertet me ze te larte ne mes te pyllit... duke menduar se keshtu mund te shpetoje....!’’, thotë ndër të tjera Islami.