Islamikët kanë vrarë 6 njerëz në një shpërthim bombe në një rrugë që përdoret për të transportuar turistët në piramidat e Egjiptit.
Shpërthimi ndodhi në afërsi të një xhamie në lagjet e Talibias perëndimore në kryeqytetin egjiptian të Kairos, pak përpara se të fillonin lutjet muslimane të së premtes. Të gjithë viktimat ishin oficerë policie, brenda ose jashtë makinave të tyre ndërkohë që 4 civilë u lënduan kur mjeti u përplas afër një koshi plehrash. Bomba plasi në rrugën e Piramidave, bulevardi kryesor që të çon nga qëndra e qytetit në piramidat historike të Gizës.