INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Islanda, atje ku festojnë tifozët e jo politikanët [VIDEO]

Publikuar më: 14:55 28-06-2016

Ditë historike për Islandën e vogël që përcolli në shtëpi Anglinë e madhe, duke i shtypur komandën “exsit” nga ky Europian. Për herë të parë në Europian, një ekip i vogël, i një vendi të vogël me një sukses të madh. Ju kujtojnë gjë këto fakte?
Por paralelizmi mbaron këtu.
Por nëse në Islandë sot është qetësi, mediat ndërkombëtare flasin se shteti që është sa një qytet i Shqipërisë, me vetëm 330 mijë banorë gëzon e feston, por mediat analizojnë se qeveria vendase ka shumë plagë nga historitë ende të frekëta të korrupsionit dhe nuk ka kohë për të tilla ceremoni. Veçanërisht Kryeministri i sapozgjedhur një profesor historie,  Gudni Johaneson, ka vazhduar punën në zyrë, e natyrisht pjesë të protokollit  nuk ka asnjë organizim në sheshe apo salla me futbollistë apo tifozë. Në fakt në Islandë kanë të drejtë të festojnë, sepse janë pjesë e 8 skuadrave më të mira Europiane, por festa nuk kapërcen kufijt e tifozerisë.
Ndërsa këto pamje që paradoksalisht vijnë pas një humbje i mbajmë mend të gjithë vetë.
Por Islanda feston në një tjetër mënyrë:
Ndërsa në vendin tonë edhe mesazhet e futbollistëve iu drejtuan Kryeministrit:
E tashmë Islanda është një nga 8 skuadrat më të mëdha europiane, ndërsa le të presim përballjen e saj në çerekfinale me vendin organizator Francën, të dielën më 3 Korrik. Ndërsa Islanda, në gjuhën e shifrave mbahet mend edhe për faktin se shteti me 330 mijë banorë prodhoi një kombëtare të gjithë vendase. Ndërsa kombi me 7 milionë shqiptarë, me statistika tregon se nga 30 lojtarë që janë aktivizuar përgjatë një viti në ndeshjet zyrtare dhe ato miqësore, 17 është numri i futbollistëve që kanë lindur jashtë 28 mijë metrave katrorë. Nga këta: 7 kanë lindur në Kosovë, 7 në Zvicër, 1 në Gjermani, 1 në Norvegji dhe 1 në Maqedoni,
Nga ana tjetër trajneri i Islandës ka bërë mrekullinë në shtetin me 330 mijë banorë, pasi ka zbritur 170 mijë femrat, 120 mijë minorenë ose mbi 35 vjeçarët dhe 88 00 janë tifozët. Mes pak të rinjve të mbetur trajneri Heimir Hallgrimsson, i cili në kohën e lirë punon edhe si dentist për të plotësuar pagesën, ka zgjedhur lojtarët e tij. Për ata që nuk e dinë, Islanda ka gjithsej 100 futbollistë profesionistë, mes tyre janë zgjedhur ata që e kualifikuan në Kampionat Europian Francë 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768