Është mbyllur me avantazhin e dyfishtë të Islandës pjesa e parë në Shkodër. Dy gola të Sigurdsson kanë ndëshkuar Samir Ujkanin. Brënda 10 minutash Islanda ka zgjidhur gjithçka duke gjetur dy herë golat që vlejnë shumë në këtë përballje të luajtur në transfertë. Kosova e ka nisur mjaft mirë takimin por mungesa e eksperiencën ka ndëshkuar skuadrën më të re në Europë.