INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Islanda në alarm, 4 vullkane drejt shpërthimit [VIDEO]

Publikuar më: 15:21 08-02-2017

Gjeofizikantet e Universitetit të Islandes kane dhenë alarmin se katër vullkane janë aktivizuar dhe pritet nga momenti ne moment të shpërthejnë:  Katër vullkanet Katla, Hekla, Bardarbunga dhe Grímsvötn të gjithë mund të shpërthejnë, por eshte shumë e vështire të percaktohet koha e këtyre shpërthimeve.

Nëse nje prej tyre do shpërthejë, katastrofa do jetë shumë herë më e madhe se ajo e vitit 2014. Profesoret e Universitetit të Islandës thonë se bëhet fjalë për vullkanin Bárdarbunga, i dyti më i madh në ishull. “Kemi arsye të forta për tu shqetësuar,” tha Pall Einarsson, profesor i gjeofizikës.

Me 130 vullkane , si aktive dhe jo aktive -,Islanda është një nga vendet më intensivisht vullkanik në botë. Ajo njihet për vullkanet e saj, të cilët shtrihen nën akullnaja dhe në momente aktivizimi, lëshojnë tym dhe avuj të cilat rezultuan. Në vitin 2014, në rastin e vullkanit Ejafjallajokull, tymi dhe hiri vullkanik që ai ngriti, çoi në mbylljen më të madhe të hapësirës europiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Toka po lëviz poshtë Vatnajökull -it, kapakut më të madh të akullit në Europë. Janë shenjat e zgjimit Bárðarbunga (Bardarbunga), një vullkan i fjetur që prej vitit 1910. Bárðarbunga fle poshtë kësaj akullnaje. Sipas sizmiologëve, aktiviteti sismik vjen nga lëvizja e magmës, e cila nuk ka dalë ende në sipërfaqe, por që mund të shpërthejë nga një moment në tjetrin. Ai gjithashtu ka thënë se Hekla është një prej vullkaneve më të rrezikshme në botë shkruan intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711