INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Islanda, pritje heroike kombëtares, pa ceremoni shtetërore

Islanda, pritje heroike kombëtares, pa ceremoni shtetërore

Publikuar më: 13:37 05-07-2016

E pagëzuar me emrin “Hirushja” e europianit, Islanda u kthe në tokën e saj, pas eliminimit në çerekfinale nga vendi organizator, Franca. Ashtu siç u mbështet nga tifozeria e saj e zjarrtë në Francë, e njejta gjë ndodhi edhe në kryeqytetin ishullor Rejkjavik.

Mijëra njerëz në shesh pritën me duartrokitje skuadrën e zemrës për të cilën ndihen krenar për përfaqësimin dinjtoz në Euro 2016. Përveç koreografisë së “Haka-së” ku të gjithë duartrokisnin me duart lart, ajo që ra në sy ishte pritja e thjeshte dhe pa organizim qeveritar sin ë rastin e ekipit shqiptar. Shumica e popullsisë kanë dalë në shesh për t’I përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët në pjesëmarrjen e parë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian ja arritën më së miri të shkojnë deri në çerekfinale dhe të dalin me kokën lart nga Euro 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666