Shkrimtari i njohur Ismail Kadare iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale pasi ditën e djeshme u shtrua në spital për probleme shëndetësore. Spitali Amerikan, në të cilin kreu operacionin, ka njoftuar se ndërhyrja ka dalë me sukses dhe se shkrimtari i njohur shqiptar është në gjendje të mirë shëndetësore.
Statusi në Facebook i Spitalit Amerikan:
Gjeni i Letrave, Z. Ismail Kadare! Ju urojme sherim te shpejte!
Njoftojme se operacioni perfundoi me sukses dhe Z. Kadare eshte ne gjendje te mire post operatore nen observimin e mjekeve.