Gjeniu i poezisë shqipe Ismail Kadare është shpallur fitues i edicionit të vitit 2018 të çmimit “Nonino”, i promovuar për 43-vjet në qytetit e Udinezes në Itali.
Ky çmim vlerëson figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e kryesuar nga Nobel V.S. Naipaul.
Çmimi i “Nonino 2018” shkon për Kadarenë, ndërsa një tjetër çmim i rëndësishëm shkon edhe për filozofin Giorgio Agamben, i cili merr titullin prestigjoz të "mjeshtrit të kohës sonë".
Ceremonia e çmimit do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine më 27 janar dhe do t'i paraqitet Ismail Kadaresë nga Claudio Magris, një anëtar i jurisë.