Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shtruar këtë të mërkurë në një spital privat në kryeqytet. Kadare është shtruar në pavionin urologjik dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Familjarët bëjnë me dije se shkrimtari 80 vjeçar, i cili ndodhet me pushime në Shqipëri, i është drejtuar një spitali privat, pas shqetësimeve që ka patur, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.