Shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar sot në Kosovë me çmimin “Letërsia Shqipe”. Ceremonia u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” teksa vendimi për këtë vlerësim u njoftua ditë më parë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në konsultim me Këshillin e Librit.
Në fjalen e tij Kadare tha se ndihej i lumtur që merrte çmimin në Bibliotekën e Kosovës teksa e konsideroi atë si një ndër çmimet që vlerësonte më shumë.
“Jam i lumtur që marr këtë çmim. Më tepër se çdo çmim tjetër, ky më jep shumë kënaqësi. Jam i lumtur kur e mendoj që e marr këtë çmim këtu në Bibliotekën e Kosovës. Kombi shqiptar ka sot lexues të mrekullueshëm. Fati i lexuesit shqiptar është i pandarë nga gjuha shqipe,” tha Kadare.
Pak para ceremonisë shkrimtari u takua edhe me presidentin e vendit Thaçi.