INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, 23-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tij, ishte në arrest shtëpie

Itali, 23-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tij, ishte në arrest shtëpie

Publikuar më: 14:59 20-08-2016

Një histori tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Bra të Italisë. Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mesditën e sotme, në banesën e tij në Itali. Sipas mediave të shtetit fqinj, i riu me iniciale L.B, qëndronte në arrest shtëpie, pasi akuzohej për përndjekjen e ish-të dashurës së tij, por është gjetur i vrarë brenda banesës, në provincën Bra në Cuneo. Viktima u gjet nga prindërit e tij, të cilët pasi shkuan në banesë vunë re se djali nuk u hapte derën. Pas disa tentativave të dështuara, ata njoftuan autoritetet dhe hynë me forcë në shtëpi, ku dhe gjetën të pajetë djalin 23-vjeçar. Për policinë, i riu njihej si shpërndarës droge.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë që ai të jetë vrarë. 23-vjeçari kohët e fundit ka qenë në arrest shtëpie pas dhunës së ushtruar ndaj ish të dashurës së tij./

I riu shqiptar ishte një emër i njohur për policinë italiane, pasi kishte precedentë për shpërndarje droge dhe përndjekje. Kohët e fundit ai qëndronte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi kishte kërcënuar dhe përndjekur ish-të dashurën e tij italiane.

Sipas hetuesve italianë, të gjitha pistat nuk përjashtohen, por më e besueshmja mbetet ajo e vrasjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445