INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, 27-vjeçari shqiptar tenton të vjedhë bazën e NATO-s

Itali, 27-vjeçari shqiptar tenton të vjedhë bazën e NATO-s

Publikuar më: 16:50 16-10-2017

Një 27-vjeçar shqiptar, rezident në Castel Volturno të Italisë, është arrestuar nga policia vendase nën akuzën e vjedhjes së rëndë dhe hyrjes së jashtëligjshme në një vend ushtarak. . Media lokale bëjnë me dije se është arrestuar Edison Rohani, pasi ishte futur brenda një baze të NATO-së duke shkatërruar të ashtuquajturin “Stacioni satelitor”. I riu shqiptar tentoi të marrte rreth 14 kg komponentë elektrik bakri nga sistemi i ftohjes së bunkerit. Rohani po mbahet në arrest shtëpie deri në daljen e tij para trupit gjykues.

Article Logic
Execution time: 0.0031249523162842