4 shqiptarë janë vënë në pranga në Itali me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Policia shqiptare në bashkëpunim me atë Italiane ka finalizuar operacionin, ku është sekuestruar një mjet lundrues “Skaf”, me plot 277 kg kanabis sativa në bord.
Njoftimi i Policisë:
“Operacioni është kryer nga Skuadra Mobile e Leçes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Shqiptar.
Në orët e pasdites së djeshme në San Cataldo, Leçe është ndaluar dhe sekuestruar një skaf me një motor 125 kuaj-fuqi ku në bord kishte ngarkesën prej 277 kg Cannabis Sativa.
Janë arrestuar në flagrancë katër shtetas shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte skafist ndërsa tre të tjerët e prisnin në breg dhe konkretisht:
E.D, 39 vjeç , banues në Vlorë, drejtuesi i Skafit,
B.S, 29 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali,
A.M, 29 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali,
G.D, 39 vjeç, nga Vlora , rezident në Itali”.