Italia Qëndrore vazhdon të jetë ende e rrezikuar nga aktiviteti sizmik. Ende pa e marrë veten nga katastrofa që shkaktoi tërmeti i disa ditëve më parë, gjatë natës së kaluar janë regjistruar 40 lëkundje të tjera në Ascoli Piceno, ku më e forta ishte e shkallës 4. Edhe pse vazhdon ende puna për kërkimet e personave që mund të kenë mbetur nën rrënoja, me kalimin e orëve zbehen shpresat për të gjetur të mbijetuar. Gjatë ditës së sotme ka shkuar në 290 numri i viktimave, 233 prej të cilave në Amatrice. Mes viktimave numërohen dhe 12 shtetas me origjinë të huaj: 6 rumunë, 3 britanik, 1 spanjoll, 1 shqiptar e 1 shtetas kanadez.