Një aksident i rëndë ka ndodhur në Migliarino, në komunën e Vecchianos në Itali, ku janë plagosur 4 persona me origjinë shqiptare.
Sipas mediave italiane një ‘Mercedes’ që mbante katër shqiptarët në bord u përplas me një "Opel" me tri vajza në mjet.
Nga përplasja, dy makinat përfunduan jashtë rruge. Të shtatë personat përfunduan në spital me autoambulanca.
Tre të plagosur, janë në gjendje më serioze, shqiptarët K.D, 32 vjeç, A.K, 39 vjeç dhe M.D, 21 vjeç, ndërsa njëra prej vajzave është në gjendje më të rëndë.
Ndërkohë, ende nuk është zbuluar shkaku i përplasjes së makinave.