INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Itali. Arrestohet 28-vjeçari shqiptar. Trafikonte 50 mijë euro kokainë në javë, i maskuar si kasap [VIDEO]

Publikuar më: 16:10 16-05-2017

Laigueglia –Prapa fasadës së një punë të ndershme, të kryer në seksionin e mishit të një supermarketi, sipas aktakuzës, kishte lulëzuar tregti e drogës. Policia italiane ka çuar në pranga shqiptarin Erald Dedej, 28 vjeç, që punonte si kasap, banues në Alassio si dhe 25 vjeçaren italiane Maria Martina De Nicolo Volpe, shitëse në supermarket. Të dy në bashkëpunim kryenin aktivitetin e trafikut të drogës të cilin hetimet tregojnë se bënte një xhiro prej 50 mijë euro në javë.
Kokaina trafikohej në Savona dhe në Imperia. Nga operacioni i koduar “Tender Meat”, policia ka konfiskuar më shumë se 4 qese me peshë të ndryshme kokaine, rreth 10 mijë euro, para të fituara nga trafiku i drogës.
Hetimet
Hetimet e policisë italiane kanë vijuar përreth dy muaj e gjysmë, dhe siç thuhet nga policia këtë mëngjes, është zbuluar një qendër e tregtimit me pakicë të kokainës. Dy të arrestuarit blinin sasi të ndryshme droge përfshirë kokainë dhe marijuanë dhe më pas ndanin fitimet.
Kur flisnin në telefon midis tyre, ishin shumë të kujdesshëm dhe termat e përdorur ishin të profesionit të kasapit që përshtatej me punën që bënte i riu nga Shqipëria. Ata përdorin emra të ndryshëm të mishit.
Kështu, kur porositej biftekë “Fiorentina”, kihej parasysh 20 gram kokainë, bërxolla e viçit ishte 10 gram kokainë e ndërsa kur flitej për brinjë të viçit, kihej parasysh 5 gram kokainë. Fatura e prerë nënkuptonte shumën që duhet të paguante klienti. Pas aksionit për arrestimin e çiftit, policia italiane gjeti një garazh në Laigueglia në përdorim të gruas, e cila kryente ruajtjen e drogës. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 4 kg kokainë, një kile marihuanë, materiale për prerje dhe paketimin e drogës, etj. Po kështu është sekuestruar një makinë BMË 530 në pronësi të shqiptarit si dhe kanë nisur procedurat për konfiskimin e aseteve. Gjatë një kontrolli në banesën e shqiptarit, policia gjeti edhe sasinë e parave prej 10 mijë eurosh, të ardhura nga shitja e drogës. Të pyetur nga gjykatësit, çifti nuk ka preferuar të flasë.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221