Mediat italiane sërish kanë në qendër të vëmendjes trafikimin e lëndëve narkotike ku protagonistë janë shtetas shqiptarë.
Të përditshmet raportojnë se arrestimi i një 36 vjeçareje me 22 kg lëndë narkotike marijuanë dhe hashash hap skenarët e një prej hetimeve ndërkombëtare mbi trafikun e drogës e cila shtrihet pjesërisht në Italinë Veriore.
‘Në zonën e Montichiari ka rënë në prangat e policisë e dashura e njërit prej bosëve shqiptarë të narkotrafikut një nga bosët më të kërkuar në Evropë” shkruajnë mediat italiane.
36-vjecarja e cila u kap me lëndën narkotike do të furnizonte shpërndarësit e zonës së Veriut të Italisë.
Por vëmendja është përqëndruar në kapjen e shqiptarit të cilin mediat e cilësojnë një lloj Pablo Escobar i Tiranës. Të përditshmet shkruajnë se shqiptari është pronar i disa lokaleve dhe për të ka një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike.
Sa i përket arrestimit të 36 vjeçares, kjo e fundit u mundua të fshihej në një dollap por nuk mundi të shpëtonte.